Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit tonë i ka bërë bashkë pasioni për kuajt. Ata e quajnë veten “Albanian Cowboys”, pasi stili i tyre është pikërisht kauboi.

Këta të rinj të profesioneve të ndryshme, nga officer policie e deri tek punonjës të administratës shtetërore, kanë të gjithë pasion kuajtë. Grupi i krijuar rreth 7 vite më parë, përbëhet prej afro 20 anëtarësh që janë bërë bashkë në një mision, të promovjnë vendin tonë, me vizita në qytete e vende të ndryshme.

Ndalesa e radhës e këtij grupi ishte qyteti i Burrelit. Ata zhvilluan një paradë në rrugët e qytetit, për të vijuar më pas në fshatra.

Drejtuesi i grupit “Albanian Cowboys”, Shkëlzen Brahaj, thotë se qëllimi i grupit nuk është aspak fitimprurës, pasi në thelb ka promovimin e vendeve të ndryshme të Shqipërisë e kjo bëhet e ndërthurur me pasionin ndaj kuajve.

Brahaj shprehet se anëtarësimi në Federatën e Hipizmit është i pamundur për shkak të legjislacionit shqiptar, sepse stili që ata promovojnë dhe ushtrojnë nuk bën pjesë në federatë.

Ndersa Gazmir Fiçorri, anëtari i grupit “Albanian Cowboys” që përfaqëson Burrelin shprehet se një tjetër qëllim i këtij grupi është dhënia e mesazhit për të rinjtë që të rrijnë larg veseve të këqija dhe të merren me këtë sport të bukur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *