Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka bërë deklarata të forta lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Malaj ngriti shqetësimin për integritetin e procesit gjyqësor, duke folur për gjyqtarë që firmosin vendime me dokumente të falsifikuara, si dhe për ndikimin e politikës në sistem.
Sipas tij, presioni ndaj gjyqtarëve nuk vjen përmes kërcënimit të drejtpërdrejtë, por përmes joshjes dhe përfshirjes së tyre si bashkëpunëtorë, ndërsa problematikë mbetet edhe zanafilla e procedimeve penale.
Alaudin Malaj: Gjykatësit që firmosin me letra të falsifikuara vendimet. Politikanët nuk i bëjnë presion gjykatësve, i joshin, i bëjnë bashkëpuëntor. Asnjë politikan nuk ka kërcënuar asnjë gjyqtar deri më sot. Problemi më i madh këtu është zanafilla e procedimit penal. Ti me një polic dhe me një prokuror mund të marrësh më qafë kë të duash. Edi Rama këtu ka të drejtë. Me një prokuror dhe një polic s’mund të marrësh më qafë kë të duash. Kjo duhet të marrë fund. Kjo është për publikun, nuk është për politikanët./’vizionplus.tv





