Dalin detaje të reja në lidhje me mënyrën sesi SHBA ra në gjurmet e Al Baghdatit në Siri, duke e vrarë pastaj si pasojë e bombardimeve.

 

Por cila ishte pika e ktheses që I dha mundësi Delta Forcë të kërkoje autorizim për goditjen me raketa pasi kishte lokalizuar vendndodhjen e liderit të ISIS, njeriut më të kërkuar në botë.

 

Sipas The New York Times, që citon afër departamentit të shtetit, ka qënë një nga gratë e Al Baghdatit, ajo që ka tradhëtuar drejtuesin e ISIS, e që ka shërbyer që CIA të gjeje vendin ku fshihej terroristi, konkretisht në rajonin Idlid.

 

Gruaja mesa duket ishte kapur nga sherbimet e inteligjencës bashke më një corrier afër qytetit të quajtur Califfo verën që lamë pas.

 

Pyetjeve të shumta të inteligjencës amerikane, gruaja mesa duket nuk I ka rezistuar dot dhe ka nxjerre të dhëna të rëndësishme për lëvizjen e burrit të saj nga Raqqa drejt verilindjes së Sirisë.

 

Trump e konsideroi sukses të madh vrasjen e tij duke deklaruar madje se SHBA e di shumë mirë se kush do të jetë zëvëndësuesi. Mediat kanë bërë të ditur se lideri I ri I ISIS do të jetë Abdullah Qardash, ish ushtarak I Irakut nën qeverisjen e Sadam Hysein.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *