Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar regjimin e presidentit sirian Bashar Al Asad, përgjegjës për sulmin me gaz sarin që shkaktoi të paktën 87 viktima në Ildib.
Sipas raportit, forcat e Bashar al-Assad përdorën gazin vdekjeprurës në qytetin e pushtuar nga rebelët, por që rezultoi fatal për dhjetëra njerëz, mes tyre shumë fëmijë.
Paneli i përbashkët i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve kimike, ka dalë në përfundimin se gazi u lëshua përmes një bombe ajrore më 4 prill të 2017-ës.
Pamjet e tmerrshme të sulmit nxitën një zemërim global.
Ndërkohë Ambasadorja e SHBA Nikki Haley, përshëndeti raportin dhe tha se Këshilli i Sigurimit duhet të përçojë një “mesazh të qartë” se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet.
Ndërkohë presidenti sirian Bashar al-Assad dhe aleati i tij, Rusia, kanë thënë në mënyrë të vazhdueshme se sulmi ishte një incident, pasi një sulm ajror goditi një depo rebelësh të mbushur me municione kimike.