Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me përfaqësues të Partisë Socialiste si dhe ata që pritet të anëtarësohen, duke theksuar se mirëpret të gjithë forçat e reja që kërkojnë të anëtarësohen në strukturat e Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë ka komentuar dhe sulmin e së martës të bërë ndaj deputetes Klotilda Ferhati, e cila ishte sulmuar nga PD-ja, se bashkëshorti i deputetes së PS-së kishte përfituar nga qeveria ‘Rama’ përmes tenderave, duke dhjetëfishuar të ardhurat e kompanisë.
“Kemi zgjedhur një motive që nuk është vetëm slogan për vëmendje, por përpjekje për të ndryshuar trajektorin e politikes, e gjithë vëmëndja për ju dhe njerëzit e zakonshëm. Jemi ne që kemi nevoj të parët të jemi të fokusuar të sfidat reale të njerezve, dhe jo vetëm kur jemi në zyrë por dhe kur komunikojme, besoj se është tepruar tej mase duke e trajtuar politikën si veprimtari akuzash dhe kundërakuzash, kuyndërsulmesh reciproke, për ta bërë arene të mbyllur për gjithnje e më pak njerëzit janë të apasionuar. Politika është një forcë që ka lindur për të bërë mirë dhe jo për të bërë keq. Pa politikën nuk do kishin ekzistuar SHBA dhe as BE, sa për të dhënë një ide. Pa politikën nuk do kishte Shqipëri të pavarur, demokratike. Pa politikën s’do ishte e mundur që të bëheshin shumë gjera që të sjellin të mira në jetën e njerëzve. Ajo ka dhe kapacitetin që të bëjë keq. Kur erdha këtu bëra një dallim në rreshtin që kalova dhe i dash një përshëndetje Klotildës, për arsye se dje në mbrëmje u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik si rezultat i asaj që po thosha tani. Si rezultat i politikës të keqpërdorur për luftëra personale që vishen me politikë”.





