Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego.

 

Drejtori i Drejtimit të Pronës Publike Endrit Duçka në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi i privatizimit ka nisur në vitin 2007 kur në pushtet ishte qeveria e drejtuar nga Berisha, ndërsa shtoi se në 2016 është lidhur kontrata e shitjes me trashgimtarët e familjes Pinari dhe jo Mond Begon, biznesmenin që PD e akuzon si të lidhur me qeverinë.

 

“Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari  i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin  e Ministrisë së Financave në këtë objekt. Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person. Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *