Presidenti iranian Hassan Rouhani zbuloi për mediat se SHBA i kanë ofruar heqjen e të gjitha sanksioneve në këmbim të bisedimeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

 

 

HASSAN ROUHANI


PRESIDENT I IRANIT

 

 

“Amerikanët janë shprehur se janë të gatshëm për negociata dhe se është Irani është ai që po bën kokëfortin në këtë mes.  Ata u kanë dërguar mesazhe për pothuajse të gjithë liderët evropianë dhe jo-evropianë se duan negociata mes dy presidentëve, por ne refuzuam duke thënë se negociatat duhej të bëhen pas pezullimit të të gjitha sanksioneve, dhe ata pranuan. Sigurisht, 3 nga 6 vendet, përfshirë këtu Kancelaren e Gjermanisë, Kryeministrin e Britanisë dhe Presidentin e Francës, këmbëngulën që takimi duhet të mbahej dhe se SHBA-të do të heqin të gjitha sanksionet”

 

 

Por presidenti amerikan ka reaguar menjëherë duke e mohuar një gjë të tillë. Në një postim në Tëitter, ai shkruan se “Irani donte që unë të hiqja sanksionet e vendosura për ta. Unë u përgjigja: Natyrisht që JO!”

 

Ruhani nga ana tjetër, gjatë samitit të Kombeve të Bashkuara kritikoi disa nga liderët europianë europianë për deklaratat e tyre në asamble mbi sulmet në Arabinë Saudite.

 

Sipas tij, një nga qëllimet e SHBA wshtw që ta mbajë Iranin e izoluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *