Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale L.D 71 vjeç.

 

I ndaluari është shtetasi me iniciale A.B 51 vjeç banues në Bilisht.

 

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar 71 vjeçaren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ndërkohë shtetasja L.D, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *