Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor paraditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti.

 

Drejtuesit e mjeteve, J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., nga Lezhë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

 

Nga përplasja, kanë marrë dëmtime të lehta pasagjeret S.B.dhe H.M.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *