Policia e Elbasanit ka arrestuar shkaktatrin e aksidentit të ndodhur të premten në aksin rrugor Peqin-Rogozhinë ku humbi jetën një grua.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet F.H., 27 vjeç, banues në Korçë.

 

Sipas policisë, 27 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe,  banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Të tre shtetasit ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.

 

27 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *