Subscribe

Dy nga te plagosurit e aksidentit tragjik ne Shkodër ku humben jeten babai dhe dy fëmijët vijojnë te jene ne gjendje kritike. Ervisa Preka 36 vjeç e vajza tjetër 10 vjeçare po mbahen nen vëzhgimin e mjekeve. Burime spitalore konfirmojnë se prej mëngjesit te se hënës vajza ka kaluar ne gjendje kome.

 

Edomond Preka, vajza 5 vjeçe dhe djali nëntë muajsh nuk mundëm ti shpëtojnë plagëve te marra nga përplasja fatale qe ndodhi ne aksin Velipoje- Shkodër prane zones se plazhit.

 

Në spital ndodhen edhe dy persona, të cilët po udhëtonin në makinën tjetër me të cilën u përplas mjeti i familjes Preka. Sokol Mullaj dhe Ndrek Gjergji janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Shkak per aksidentin e rende u be shpejtësia e madhe e mjeteve çka solli edhe përplasjen mes tyre. Por rruga është edhe pa ndriçim dhe ne rikonstruksion. Këto faktorë besohet te kene ndikuar ne aksidentin e rende.

 

Kështu qe ne hetim është përfshire edhe mungesa e sigurisë se plote ne kete segmente per te udhëtuar ne kushtet e errësirës.

Nga ana tjetër Sokol Mujaj drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton person me precedentë penale. Sipas uniformave blu ai është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me 8 vite burg. Mujaj kreu vetëm 6 vite dënim pasi në vitin 2010 u lirua pas amnistisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *