Shoferi i kamionit, Hilmi Shkrela dhe shoferja e automjetit, Anxhela Hasaj që shkaktuan aksidentin me vdekje ditën e djeshëm në aksin Shkodër-Lezhë, janë arrestuar nga policia.
Nga aksidenti humbi jetën Altin Luli dhe u plagosën bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv






