E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Shkodër! Kamioni përplaset me makinat, një i vdekur e tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin që lidh Shkodrën me Kryebushatin.

Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë dhe më pas me një makinë tjetër që drejtohej nga Anxhela Hasaj.

Për pasojë viktimë mbeti 47-vjeçari Altin Luli, shoferi i njërës prej makinave. Ai ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja me dy fëmijët e mitur që mbeten të plagosur, u nxorën nga automjeti pasi ndërhynë forcat zjarrfikëse.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkatërrimin e plotë që ka pësuar nga goditja automjeti me të cilin lëvizte viktima, ndërsa kamioni që drejtohej nga Hilmi Shkrela, ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Reklamë

Tre të plagosurit, gruaja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin mjekësor, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, që la pas një bilanc të rëndë.

Për afro 1 orë segmenti rrugor Shkodër – Kryebushat u bllokua, ndërsa lëvizja e automjeteve u devijua në rrugë dytësore.

Aksi Shkodër – Kryebushat – Lezhë mbetet ndër segmentet më problematike sa i përket numrit të aksidenteve me pasoja në jetë njerëzish.

Vazhdo të lexosh

Reklamë