Policia akoma nuk ka një rezultat përfundimtar të aksidentit të një dite më parë ku humbi jetën 59 vjeçari Valter Kamenica.

 

Megjithate policia bën me dije se viktima Kamenica gjatë ecjes me biçikletë gjatë aksit rrugor Korçë-Drenovë, në momentin e përplasjes me kamionin, nuk ka qenë duke ecur tek korsia e dedikuar për biçikleta.

 

Gjithashtu bëhet me dije se, shkak i perplasjes se 59 vjeçarit me kamionin e tonazhit të rendë që ka qenë i ndaluar në momentin e goditjes, dyshohet se shkak mund të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e 59 vjeçarit.

 

Por nga ana tjeter policia nuk perjashton edhe mundesine e shkaqeve shendetesore te viktimës ne momentin e përplasjes. Edhe për policinë të gjitha arsyet që kanë sjellë edhe vdekjen e ish ciklistit të Skenderbeut do të dalin nga analiza përfundimtare edhe atë mjeko-ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *