Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të diele ne Tiranë teksa një makinë humbi kontrollin, dhe përfundoi ne një lavazh. Ngjarja u regjistrua ne zonën e Laprakës ne rrugën “Vangjel Noti”, ku drejtuesi i mjetit tip ‘BMW X5’ humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe përplasi një mjet tjetër tip ‘Benz’, e më pas lëndoi dhe disa kalimtarë. Pas mbërritjes së policisë dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes hetuesit thanë se devijimi i mjetit u bë për shkak se drejtuesi i BMW-së shmangu një fëmijë e më pas nuk mundi të rikthehet ne rrugë duke përfunduar ne lavazh. Për pasojë, u plagosën dy punonjësit e lavazhit dhe dy kalimtarë, të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *