Një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të tij./vizionplus.tv





