Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Metalurgjit në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Një makinë me targa AA456TU I drejtuar nga shtetasi me iniciale R.T., banues në Elbasan u përplas me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J.
Por në këtë aksident është përfshirë edhe një autobus AA081TR qe kishte në timon shtetasin me iniciale G.B.
Dy drejtuesit e mjeteve të vogla janë transportuar në Spitalin e Elbasanit teksa bëhet e ditur se shtetasi që dyshohet se shkaktoi aksidentin R.T, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J., është jashtë rrezikut.
Ka shpëtuar pa lëndime shoferi I autobizut dhe pasagjeret që ishin në të.