E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Akciza për gazin, siguri për qytetarët

Nje ditë pasi Ministri i Mjedisit kërkoi që të rishikohet nisma e qeverisë, për të vendosur akcizë për gazin e lëngshëm që përdoret për makina, ka reaguar Ministria e Energjisë. Ky institucion thotë se ka qënë propozim i saj vendosja e akcizës, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve. Qëllimi i kësaj nisme është që të detyrojë qytetarët të blejnë gaz në pika karburanti. Edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj, ky fakt do t’i detyrojë qytetarët të blejnë bombolat e tyre në dyqanet përkatëse. Aktualisht, janë rreth 20 mijë makina që qarkullojnë në Shqipëri me impiant gazi. Këto makina nga një janari i vitit që vjen, do të furnizohen me gaz me një çmim që do të rritet minimalisht me 13 leke.

Më shumë video

Reklamë