Ajri i ndotur vret më shumë sesa cigaret.

Një gjë e tillë konfirmohet nëpërmjet një studimi të kryer nga Thomas Muenzel, I Universitetit “Johannes Gutenberg” në Mainz në Gjermani.

Sipas të dhënave cdo vit në botë vdesin 8.8 milion njerez si pasojë e ajrit te ndotur dhe smogut në mbarë globin. Thene ndryshe kemi të bëjmë me një mesatare të përafërt me 120 të vdekur në 100 mijë persona.

Nga ana tjeter duhanpirja mendohet se shkakton 7.2 milion viktima në vit kryesisht nëpërmjet semundjeve kardiovaskulare ose tumoreve. Në Europe nga duhani vdesin 133 viktima në 120 mijë banore në vit.

Ndër vendet perendimore Italia është problematike në këtë drejtim pasi nga cilësia e keqe e ajrit vdesin 136 persona në 100 mijë njerez cdo vit e po kaq problem është edhe Gjermania me 154 te vdekur ndër 100 mijë njerez.

Numrin më të vogël të vdekjeve nga smogu e kanë Britania e Madhe dhe Franca ndërsa problemet me te mëdha janë në Europën Lindore në vende si Rumania, Ukraina, Bullgaria e deri tek Kroacia.

Megjithatë në këto vende është llogaritur që vdekshmeria është e lartë edhe për shkak të kombinimit te ajrit te ndotur me kequshqyerjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *