Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, sot në rezidencën Britanike në Shkup, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën sir Alan Dankan si dhe ambasadorin Britanik Çarls Garet.

 

Dankan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhjen e situatës është në duart e partive politike vendore.

 

Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqen dhe stabilitetin në vend.

 

Ahmeti theksoi që zgjedhjet në vend janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe të besueshme me ç’rast kanë prodhuar rezultat të ngushtë dhe shumë sfidues për partitë politike.

 

Lideri i BDI-së theksoi që zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

 

Ahmeti theksoi se gjatë marrjes së vendimit të tij do të ketë parasysh vullnetin e elektoratit të BDI-së, shqiptarëve, por edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

 

Vendin e presin shumë sfida dhe BDI-ja do të luajë rol konstruktiv.

 

Ahmeti njoftoi ministrin Dankan që në mbledhjen e sotme të Kryesisë së BDI-së do të diskutohet për mundësitë dhe opsionet e BDI-së duke patur parasysh rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë e mbetjes së partisë në opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *