E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ahmetaj “detajon” buxhetin

Edhe 600 mije shqiptar do te mund te marrin ilaçe me rimbursim gjate vitit 2017. Ministri i Financave ka sqaruar se do te ketë një zgjerim te skemës, me qellim qe te përfitojnë sa me shume qytetare. Ne këtë mënyrë shkon ne 1.8 milion numri i personave qe përfitojnë ilaçe me çmim edhe me te ulet. Gjate një konference per shtyp, Ministri i Financave dha detaje lidhur me buxhetin e vitit te ardhshëm. Pagat dhe pensionet do te rriten ne muajin mars, ndërsa ministri përforcoi qëndrimin e tij se ato nuk do te rriten me borxh. Me tej, Ahmetaj tha se do te vendoset akcize për gazin e lëngshëm qe përdoret për automjete. Ky fakt do te thotë se çmimi i tij, pritet te rritet ne vitin qe vjen. Edhe pse ekonomia ka hyre ne nje trend rritës, nuk ka ende vend per te ulur taksat dhe tatimet. Per vitin e ardhshëm, parashikohet vetëm lehtësim i procedurave.

Më shumë video

Reklamë