Subscribe

Gert Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht në fytyrë liderin demokrat Sali Berisha njihet sot me masën e sigurisë.

 

Organi i akuzës mësohet se do kërkoj burg pa afat për agresorin, i cili akuzohet për veprat penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje”

 

Gjatë seancës hetuesit pritet të paraqesin para trupit gjykues dhe përgjigjen zyrtare të analizave të Institutit të Mjekësisë Ligjore , që do të tregojnë nëse në momentin e sulmit fizik, 31-vjeçari ishte apo jo nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Në dosjen e prokurorisë ndodhen edhe prova të tjera shkresore të mjekut Sadik Lala, I cili e ta trajtuar Gert Shehun për problemet e tij mendore. Pritet që një konkluzion përfundimtar mbi këtë cështje ta japë ekspertiza psiqike në spitalin shtetëror.

 

Ndërkoëh burimet bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së vendeve ku ka lëvizur në tre ditët e fundit 31-vjeçari, tregojnë se ai nuk ka qenë në shoqëri të personave të tjerë.

 

Hetuesit dyshojnë se Gert Shehu mund të jetë nxitur nga dikush për të goditur berishën, e kjo bazohet edhe tek deklarimet e para të tij pas sulmit që flet për një porosi të kryer.

 

Ngjarja e paprecedent ndodhi në protestën e opozitës në 6 dhjetor, kur gert Shehu arriti tu shpëtojë rojeve të sigurisë së berishës dhe ta godasë me forcë atë, duke përgjakur në fytyrë liderin demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *