Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim tre ish- zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për abuzime ne zonën turistike të Thethit. Në këtë aferë janë të përfshirë ish-kryetari i komunës Shalë, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumentet zyrtarë, në bazë të cilëve persona të ndryshëm janë bërë pronare ne Theth, pa pasur asnjë të drejtë ligjore per përfitim të pronësisë. Ndërkohë, disa javë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, Gjykata vendosi sekuestro preventive për rreth 41 mije metër katrore tokë, në zonën turistike.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *