Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari i është drejtuar mazhorancës sot në Kuvend me tone të larta se ka frikë nga vota e qytetarëve dhe nuk janë të gatshëm që të dalin para tyre.

Gjatë fjalës së saj në Parlament, Hajdari theksoi se në Kuvend ekziston vetëm pandershmëria dhe mashtrimi.

Ndër të tjera, ajo e konsideroi propozimin e PS për Kodin Zgjedhor, një mashtrim të madh të kryeministrit Edi Rama

“Ka mbaruar koha kur kryetarët zgjedhin deputetët. Do të renditet në histori, si ka mundësi që ju vazhdoni dhe mashtroni popullin. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Si mund ta bëni këtë, unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli, nga vota e qytetarëve. Nuk dilni dot përballë qytetarëve sot. Forca më e madhe në këtë vend. Ju nuk u dilni dot atyre përballë. Ju keni frikë nga qytetarët, keni kohë që i keni braktisur. Sepse jeta juaj është një jetë luksoze dhe me vila të shtrenjta, ndërkohë që pjesa dërrmuesee qytetarëve s’ka buxhet. Ju shkoni nëpër spitale të botës, fëmijët tuaj janë në rregull, ua siguroni këtë. Ndërkohë që në Shqipëri ende po diskutohet për ngrohjen në ambiente shkollore. Të gjithë duan ta braktisin këtë vend, a ndiheni krenar apo jo, që keni arritur kulmin. A jeni të kënaqur për këtë deputetë të nderuar. Mashtrimi më i madh i Edi Ramës kur tha se popullit do t’i kthehet sovraniteti. Qytetarët janë të lodhur nga lista juaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *