Pajisjet teknologjike kohet e fundit janë bërë të pashmangshme nga të gjithë ne. Koha që ne shpenzojmë me to është e madhe dhe ne harrojmë dëmet që mund të na sjellë një përdorim i tepërt i tyre.

 

Studime të ndryshme tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celularë, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në proceset biologjike, që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tonë mendore dhe fizike.

 

Ekranet smartphon-eve lëshojnë një dritë blu të ndritshme, e cila natën e huton trurin tuaj pasi ajo imiton shkëlqimin e diellit. Kjo bën që truri të ndalojë prodhimin e melatoninës, hormoni, që i jep sinjalin trupit tuaj kur është koha për të fjetur.

 

Drita e reflektuar krijon efektin e kundërt të gjumit. Ajo e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës, që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë.

 

Përdorimi i këtryre pajisjeve shkakton mungesë të gjumit tek ne e cila lidhte me probleme shëndetësore serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *