Subscribe

Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm jashtë BE-së që ka një nivel të lartë të përdorimit të valutës. Bëhet fjalë që 35 % e aktivitetit ekonomik kryhet kryesisht ne euro.

 

Ky stimulim i përdorimit të valutës vjen si pasojë  se 70 % e tregtisë kryhet me vendet e Bashkimit Europian, ndërsa vijojnë të dominojnë remitancat po nga këto vende. Për këto arsye, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa nuk e mbështet nismën e Bankës Qendrore për të për minimizuar përdorimin e euros.

 

Ndërsa eksperti Ardian Civici thotë së banka ka të drejtë në nismën e saj, pasi qëllimin kryesor është forcimi i monedhës vendase. Mbi të gjitha përdorimi i valutës i ekspozon qytetarët në blerjet e tyre edhe nga kursi i këmbimit.

 

Prej vitesh një sërë shërbimesh dhe mallrash në Shqipëri ofrohen në valutë. Edhe kredia e dhënë dominon në valutë. Ndaj Banka me qëllim forcimin e rolit të saj në politikën monetare, ka të drejtë në këtë nisëm, por shtrirja e saj gjerësisht ne ekonomi duket një mision i vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *