Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj drejtoi një sërë pyetjesh për Ministrinë e Arsimit.

Ajo tha në “Facebook” se ndonëse viti i ri shkollor po afron, është ende e paqartë sesi do të zhvillohet mësimi.

Sipas saj, nuk ka ende një përgjigje nëse sërish orët mësimore do të zhvillohen online.

“Pse ende sot, një muaj përpara fillimit të shkollës, ende nuk dihet si do të zhvillohet mësimi? A do të kthehen nxënësit në auditore? Nëse po, çfarë masash janë marrë për të siguruar kushtet e duhura të distancimit dhe higjenës në mënyrë që shkollat të mos kthehen në vatra infektimi? A do të zhvillohet mësimi online? Nëse po: A është siguruar ministria se çdo nxënës pavarësisht se ku banon apo çfarë kushtet sociale dhe ekonomike ka do të mund ta aksesojë mësimin online? A do vazhdojë të quhet mësim online shpërndarja e detyrave nga Ëhats App dhe Facebook? Duke qenë se prindërit janë kthyer në punë, kush do të kujdeset për fëmijët dhe kush do i asistojë ata për mësimet? Si do të jetë sistemi i vlerësimit të dijeve të marra? Nëse nxënësit kthehen në klasa e situata me COVID-19 përshkallëzon, a ka ministria një skenar? Po nëse çdo gjë kthehet në normalitet, si do rikuperohen dijet e mangëta nga viti që lam pas? Kur do të pajisen nxënësit me librat shkollorë?”

Kejdi Mehmetaj bëri thirrje që përgjigja për këto pyetje të jepet sa më parë sepse në rast të kundërt, arsimi do të degradohet.

“Koha nuk pret! Urgjentisht duhet të fillojnë të merren masa e veprime konkrete. Në të kundërt, për sa kohë Ministria e Arsimit shqetësohet vëtëm për dukjen online, ndërsa situatën e krijuar në arsim si pasojë e pandemisë e harron, e neglizhon dhe mbi të gjitha nuk e trajton, arsimi në Shqipëri do degradojë edhe më keq se gjatë viteve të mëparshme të qeverisjes së Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *