Prodhuesi kinez i telefonëve celularë, Lenovo, do të ndalojë së prodhuarit telefonë me markën e tyre. Kështu shkruajnë mediat në kontinentin aziatik, të cilat theksojnë se vendimi është marrë pasi kompania bleu Motorola-n nga Google për vlerën e 2.91 mld dollarëve amerikanë në 2014. Kompania synonte integrimin e Motorola brenda Lenovo së bashku me markën e saj dhe sipas të gjitha gjasave pajisjet e reja do të quhen thjesht dhe vetëm Moto. Megjithatë, ka patur shumë kritikë të cilët kanë arritur në konkluzione se Moto përballet me rrezikun e identifikimit me telefonët e rangut të mesëm. Aktualisht Lenovo prodhon varietet të gjerë pajisjesh, raporton PC ëorld, qe vijon se një prej tyre është edhe telefoni me teknologjinë e realitetit virtual të Projektit Tango të Google. Me herët Motorola debutoi në treg me telefonin me përformancë të mesme, i gjithi prej metali Moto M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *