Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë – Qafë e Qarrit, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku një automjet ka kryer një manovër të gabuar, duke përplasur një këmbësore dhe më pas duke goditur murin rrethues të një banese.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i automjetit, bashkëshortja e tij (pasagjere) dhe këmbësorja që ndodhej në anë të rrugës në momentin e ngjarjes.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv





