E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga, plagoset këmbësori dhe çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë – Qafë e Qarrit, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku një automjet ka kryer një manovër të gabuar, duke përplasur një këmbësore dhe më pas duke goditur murin rrethues të një banese.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i automjetit, bashkëshortja e tij (pasagjere) dhe këmbësorja që ndodhej në anë të rrugës në momentin e ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë