Një person i pajetë është gjetur sot në një zonë periferike të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima, 78 vjeç, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.
/vizionplus.tv





