Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë...

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi...

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet me pakicën...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një...

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët, dërgohen...

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, dy Drejtorë të Policisë së Shtetit

19 Qershor 17:27

Ceremonia e nderimit u zhvillua në ambientet e Ambasadës së Italisë dhe titujt e akorduar iu dorëzuan Drejtues i Lartë Neritan Nallbatit dhe Drejtues Alban Dautajt, nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në ceremoni morën pjesë dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, si dhe Prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Titujt, vlerësim i lartë për kontributin që kanë dhënë strukturat respektive të Policisë së Shtetit, në marrëdhëniet policore bilaterale dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

Konkretisht, Nallbati u vlerësua për kontributin e tij vendimtar në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes veprimtarive të përbashkëta operative, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe ndalimit të shtetasve të rrezikshëm, në kërkim nga drejtësia italiane.

Dautaj u vlerësua me motivacionin, bashkëpunim i përditshëm me Policisë italiane, kontribut në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe krijim të grupit trepalësh “Skënderbeg” (ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, kundër terrorizmit ndërkombëtar). Gjithashtu, z. Dautaj është pikë referimi për çështjet e sigurisë dhe ka ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Ambasadori Alberti u shpreh: “Puna e përbashkët midis Policisë italiane dhe asaj shqiptare është një nga arsyet kryesore që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Dy drejtuesit që sot marrin dekoratën janë elemente shumë të rëndësishme të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të çmuar të bashkëpunimit me Italinë. Është një nder i veçantë që t’iu dorëzojmë sot, këto dekorata.”

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e marrjes së titullit, Nallbati, mes emocionesh, u shpreh: “Ky nderim nuk është vetëm një vlerësim personal për mua, por mbi të gjitha një mirënjohje për skuadrën e Policisë Kriminale dhe për bashkëpunimin e veçantë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë italiane. Një bashkëpunim i ndërtuar mbi besim, profesionalizëm, sinqeritet dhe përkushtim të ndërsjellë, që është konkretizuar me veprimtari të përbashkëta në terren dhe me përballje me sfida të përbashkëta. Faleminderit nga zemra, Presidentit të Italisë, për këtë vlerësim, si dhe faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm, për mbështetjen në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive. Një falënderim i veçantë i shkon dhe familjes sime, që ka përballuar me durim dhe sakrificë gjithçka që sjell jeta si oficer policie.”

Ndërkaq, Dautaj, gjithashtu i emocionuar, tha: “Ky titull vjen si finalizim i një marrëdhënieje të shkëlqyer, të ndërtuar ndër vite në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit. Një falënderim i veçantë i shkon Zyrës së Interforcës së Ambasadës Italiane, të kryesuar nga miku im i veçantë, z. Gava, për bashkëpunimin e shkëlqyer në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, realizimin e operacioneve të përbashkëta dhe funksionimin shembullor të grupit operacional “Skënderbeg”, tashmë një histori suksesi. Një falënderim shkon dhe për Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen, vlerësimin dhe motivimin që na jep për përmbushjen e misionit.”

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për të vijuar bashkëpunimin solid dhe shumëdimensional me partnerët italianë, për përmbushjen e objektivave madhorë, goditjen e krimit të organizuar, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të të dyja vendeve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Dekoron Presidenti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

më shumë...

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jonidës: S’ është vetëm këngëtare club-esh, ka marrë pjesë në kompeticione dhe ka fituar

më shumë...

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet e reja në postet drejtuese

më shumë...

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit dhe Rusisë t’i shitet vendeve të goditura nga bllokada e Hormuzit!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

7:03

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

6:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb...

6:43

Aksident në Laç, plagoset shoferi dhe dy...

6:43

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani:...

6:26

Rusia pezullon naftën kazake drejt Gjermanisë përmes...

6:24

Mali i Zi drejt fundit të procesit...

6:07

U plagos gjatë sulmit të Hezbollahut në...

5:57

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin...

5:52

Irani: Do kthehemi në diplomaci dhe negociata...

5:34

Dyshimet për abuzim me fondet e bujqësisë,...

5:24

Rebrov e mbyll me Ukrainën

5:20

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli...

Më të klikuarat

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.