Një aksident tragjik është regjistruar në një autostradë në Malajzinë Veriore pranë kufirit me Tajlandën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një autobus që transportonte studentë u përplas me një furgon pasagjerësh. Si pasojë humbën jetën 15 persona dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën
Agjencia malajziane e lajmeve Bernama tha se 13 persona humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital.
“Autobusi u përmbys dhe furgoni i pasagjerëve ra në një hendek. Disa u hodhën jashtë, ndërsa disa mbetën të bllokuar brenda autobusit”, thanë ekipet e shpëtimit që nxituan në vendngjarje.
Në deklaratë thuhej se ekipet e shpëtimit përdorën pajisje speciale për të çliruar pasagjerët nga metali i shtypur i autobusit.
INFO RASMI KEMALANGAN BAS UPSI 9 JUN 2025.
3. Sekurang-kurangnya 15 maut . Setakat ini,
i. 13 orang meninggal dunia di lokasi.
ii. 2 meninggal dunia di Hospital Gerik.
iii. 7 dirawat di zon merah
iv. 20 orang di zon kuning
v. 6 lagi di zon hijau.Sumber: APM#AstroRadioNews pic.twitter.com/jL1UzG98yh
— Astro Radio News (@AstroRadioNews) June 9, 2025





