Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.
Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se me anëtarësimin në BE dhe marrjen e passaportës së BE-së për shqiptarët, çdo ambasadë e BE-së do t’i vijë në ndihmë kudo ku ndodhen qytetarët shqiptarë nëse nuk kanë pranë një ambasadë shqiptare.
Kërkesa për ndihmë ndaj të riut shqiptar erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën.
“Është detyrë e shtetit shqiptar të kujdeset për çdo bashkëatdhetar kudo ai ndodhet, Përgëzime Policisë së Shtetit, të cilët mundësuan atdhesimin në kohë rekord nga Sierra Leone (Afrikë) të një djali të ri 19 vjeçar, për të cilin familja vendosi në alarm MEPJ dhe Policinë e Shtetit, duke qenë se familjari i tyre ishte në kushte të vështira dhe ishte paraqitur në një stacion policie në këtë vend të largët.
Me anëtarësimin në BE dhe marrjen e passaportës së BE-së për shqiptarët, çdo ambasadë e BE-së do t’i vijë në ndihmë kudo ku ndodhen qytetarët shqiptarë nëse nuk kanë pranë një ambasadë shqiptare”, shkruan Taulant Balla.
/vizionplus.tv





