Katër të rinj ishin të ftuar këtë të shtunë në episodin 11 të sezonit të katërt të podcastit “Flasim” me kryeministrin.
Dy prej tyre, Sara dhe Naimi nuk janë shqiptarë, por jetojnë prej vitesh në Shqipëri.
Naimi tregoi se aktualisht synon që të merret me një platformë për dixhitalizimin e turizmit në Shqipëri, ndërsa Sara ushtron profesionin e këngëtares.
Nga ana tjetër, Fationi merret edhe me kitesurf.
Gjatë bisedës ai i tregoi kryeministrit se duhen gjashtë muaj për ta mësuar shumë mirë këtë lloj sporti. Rama ma batutë iu përgjigj se nëse do t’i përkushtohej 6 muaj kitesurf, Lulzim Basha do të vinte në pushtet.
Pjesë nga biseda:
Fationi: Ne kemi një shok nga Kosova dhe tani është 66 vjeç, e ka mësuar tek ne për gati gjashtë muaj.
Rama: Qenka dedikim i madh të rrish gjashtë muaj.
Fationi: Jo jo gjashtë kuaj, që ta mësosh duhen dy tre ditë, që ta ushtrosh…
Rama: Me nejt 6 muaj me ty unë erdhi Luli në pushtet.
Fationi: Deti është i mrekullueshëm, kitesurf është shumë i bukur.
Gjatë podcast-it, kryeministri gjithashtu iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen dhe të investojnë në Atdhe.
Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë.
/vizionplus.tv




