Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Aksident me vdekje në Durrës

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në...

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

10 Maj 12:00

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh të fortë mbi rëndësinë e Reformës në Drejtësi dhe sfidat që, sipas tij, mbeten për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Përmes një reagimi publik, Xhafaj kujtoi se kjo ditë nuk simbolizon vetëm një moment historik si Kanuni i Zhurisë, akti i parë juridik i qeverisë së Ismail Qemalit, por përfaqëson “themelin mbi të cilin duhet të qëndrojë çdo shtet serioz, drejtësinë që nuk përkulet dhe nuk trembet”.

Ish-kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi u ndal tek procesi i reformës, të cilin e cilësoi si përpjekjen më të madhe për ta shkëputur drejtësinë shqiptare nga ndikimi politik, pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit.

“Historia nuk shkruhet nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Historia shkruhet nga ata që kanë guximin ta çojnë atë deri në fund”, shprehet Xhafaj, ndërsa thekson se reforma nuk ishte kompromis politik, por një betejë për t’u rikthyer qytetarëve besimin tek ligji.

Ai u shpreh krenar për drejtimin e komisionit parlamentar të reformës, duke e konsideruar atë një “detyrim historik ndaj Shqipërisë dhe brezave që meritojnë një shtet normal evropian”.

Sipas Xhafajt, sistemi i ri i drejtësisë, edhe pse jo perfekt, është më i fortë se modeli i vjetër që “jetonte mbi frikën, pazarin dhe pandëshkueshmërinë”.

Në mesazhin e tij, deputeti socialist nënvizoi se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe se Shqipëria nuk mund të rikthehet më në kohën kur institucionet e drejtësisë ishin, sipas tij, “zgjatime të politikës dhe pushtetit”.

Në fund, Xhafaj theksoi se sfida kryesore mbetet forcimi i standardeve demokratike, pavarësisë dhe profesionalizmit të institucioneve të drejtësisë, në funksion të integrimit evropian të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, nuk kujtojmë thjesht një datë historike siç është Kanuni i Zhurisë, akti i parë juridik i qeverisë së Ismail Qemalit, por kujtojmë themelin mbi të cilin duhet të qëndrojë çdo shtet serioz, drejtësinë që nuk përkulet dhe nuk trembet.

Sot, më shumë se një shekull më pas nga ky akt, Reforma në Drejtësi që ne miratuam një dekadë më parë, mbetet përpjekja më e madhe për ta shkëputur njëherë e mirë drejtësinë shqiptare nga ndikimi i politikës, pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit.

Kam dëgjuar për vite me radhë skeptikë, sulme, baltë dhe përpjekje për ta zhbërë këtë reformë. Por historia nuk shkruhet nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Historia shkruhet nga ata që kanë guximin ta çojnë atë deri në fund.

Reforma në Drejtësi nuk ishte një kompromis për të kënaqur politikën. Ishte dhe mbetet një betejë për t’i kthyer qytetarëve besimin se askush nuk është mbi ligjin. Dhe sot, kur shumëkush sheh rezultate që dikur konsideroheshin të pamundura, është e qartë se kjo reformë nuk mund të ndalet më.

Jam krenar që drejtova Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi. Jo sepse ishte një proces i lehtë, por sepse ishte një detyrim historik ndaj Shqipërisë dhe brezave që meritojnë një shtet normal evropian.

Drejtësia e re nuk është perfekte, por është shumë më e fortë se sistemi i vjetër që jetonte mbi frikën, pazarin dhe pandëshkueshmërinë. Dhe kjo është arsyeja pse ata që për vite e përdorën drejtësinë si mburojë personale, sot janë më të shqetësuarit nga ekzistenca e saj.

Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas. Shqipëria nuk do të kthehet më në kohën kur institucionet e drejtësisë ishin zgjatime të politikës e pushtetit dhe ligji vlente vetëm për qytetarët e thjeshtë.
Sfida që ka tani drejtësia e re, është të ofrojë standarde demokratike të panegociueshme për të gjithë qytetarët, e njëjtë si në vendet e BE-së ku Shqipëria do të bëjë pjesë më herët sesa vonë. Vetëm kështu ndërtohet besimi tek shteti dhe një demokraci funksionale që nuk i nënshtrohet askujt përveç Kushtetutës dhe ligjit.

Beteja për drejtësinë vazhdon. Për konsolidimin e institucioneve të saj, për pavarësi dhe përgjegjshmëri, për profesionalizëm dhe transparencë, për jetësimin e standardeve më të mira evropiane! 

Posted Under:
Politike

Nga e njëjta kategori

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por nuk vënë në pikëpyetje shumicën tonë me 83 mandate

më shumë...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

më shumë...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së, Gonzato

më shumë...

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore 20 mijë euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:16

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të...

1:03

“Hapat e fundit do jenë më të...

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

9:08

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I...

8:45

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga...

8:42

Parashikimi i motit për sot, sa do...

8:20

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj...

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.