Për të gjithë personat e lindur pas vitit 2009 do të ndalohet shitja e duhanit sipas një ligji të propozuar nga mbretëria e bashkuar, si masë për krijimin e një gjenerate pa duhan.
Kjo do të thotë që mosha minimale për blerjen e duhanit do të rritet cdo vit duke krijuar gradualisht një brez që nuk do të ketë kurrë akses ligjor ne duhan. Por a do të ishte e zbatueshme një masë e tillë edhe për Shqipërinë?
“Ky ligj është revolucionar në shëndetin publik sepse e ka emërtimin që mbron të rinjtë. Po shtresat e tjera 30 vjecar-40 vjecar, 50 vjecar që janë duhanpirës, ky nuk i mbron, në rast se ti po mbron këta të rinjtë që po bëjnë këtë ndalim atëherë ti mund të shtoje moshën e këtyre, nga 17 deri në moshën 21 v jec. Duke u nisur në prizmin e këtij ligji për Shqipërinë do të thosha Shqipëria duhet të zbatojë ligjin antiduhan, e dyta do një edukim të hershëm, nuk bëhet me ndalesë bëhet me edukim të hershëm që brezat e reduktojnë ose nuk fillojnë që të pinë duhan dhe tjetra është reduktim dëmi”, tha Roland Shuperka, ekpert i kontrollit të duhanit.
Sipas ekspertëve të shëndetit, një ligj i tillë jo vetëm që do të ishte i pazbatueshëm por do të nxiste edhe tregtinë e paligjshme.
“Shtetet e tjera që e kanë ndalur nuk kanë rezultuar pozitiv sepse ka filluar tregtia e paligjshme dhe pikërisht kjo tregti ka për tu hamenduar dhe ky ligj”, shtoi Shuperka.
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të konsumit të duhanit, me rreth 38.8% të popullsisë përdoruese, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 24%. Ekspertët e shëndetit theksojnë se Shqipëria duhet të fokusohet te edukimi i hershëm, duke nisur që nga kopshtet dhe shkollat e mesme. Sipas tyre, personeli shëndetësor dhe strukturat e promocionit të shëndetit duhet të angazhohen më shumë në ndërgjegjësimin e të rinjve për dëmet e duhanit.
“Me dhunë nuk mendoj që mund të ndalohet. Çdo gjë bëhet me edukim”, tha Shuperka.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve dhe paaftësisë në botë, duke shkaktuar mbi 7 milionë vdekje çdo vit.




