E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për sot, sa do të arrijnë temperaturat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme.

Reshje të herëpashershme shiu kryesisht të karakterit lokal parashikohen në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës e pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e në mënyrë të lokalizuar shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në jug të territorit.

Reshjet e herëpasherëshme të shiut kryesisht të karakterit loikal mbeten prezente në relievet malore në veri.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë