Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër viktima e...

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm lëvizjen e...

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645 viktima, mbi...

Edi Rama ironizon protestat, poston foto për ditëlindjen e...

Rusia thotë se ka pushtuar një qytet ukrainas: Kemi...

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelensky kërkon...

Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit të PD

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje...

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të mbrojmë liritë...

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Rama uron 4 Korrikun:...

Dyshohet e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, arrestohet e dashura e Safet Bajrit

13 Mars 20:27

Më datë 26 shkurt është arrestuar me urdhër ndalimi nga SPAK, me masë sigurie “arrest në burg”, shtetasja E.A, në akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Vizion Plus mëson se shtetasja E.A është e dashura e Safet Bajrit.

Ajo është arrestuar nga forcat e policisë kriminale pranë drejtorisë së përgjithshme pak ditë pas arrestimit të Bajrit.

Shtetasja E.A dyshohet e përfshirë në vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Disa prova të reja të siguruara përmes zbërthimit të aplikacioneve SkyEcc, shtuan dyshimet e SPAK se Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri si dhe Asmer Bilali, janë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

SPAK e akuzon grupin kriminal për planifikimin dhe vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Fatbardh Lici ishte xhaxhai i Ibrahim Licit, rival i Bajrave. Sipas grupit hetimor, motivi i vrasjes lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana.

Ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit rëndojnë akuzat vrasje me paramendim, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë një tjetër dosje e bujshme në duart e SPAK është edhe masakra e Dobraçit ku humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha.

Në vendin e ngjarjes u vu re edhe një i ri që dyshohet se është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
ibrahim lici safet bajri

Nga e njëjta kategori

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në muzeun arkeologjik të Durrësit

më shumë...

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e moshuara mbetet e lënduar, dërgohet në Spitalin e Vlorës

më shumë...

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm lëvizjen e të rinjve kundër qeverisë

më shumë...

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia sekuestron 89 pako kanabis me vlerë 250 mijë euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:18

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër...

2:51

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në...

2:40

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e...

2:16

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm...

2:02

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645...

1:27

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia...

12:52

Aplikimet për kreditë e buta, nis faza...

12:48

Pritshmëritë për sezonin turistik, operatorët optimistë pavarësisht...

12:33

Shuhet aktori i madh Koço Qendro, ikona...

12:18

Edi Rama ironizon protestat, poston foto për...

12:13

Zjarri shkrumbon malin e Shëngjinit, terreni vështirëson...

11:30

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin,...

11:21

Rusia thotë se ka pushtuar një qytet...

11:00

Sulmi rus vret të paktën katër persona,...

10:19

Qarkullonte i armatosur dhe me radio të...

9:53

Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit...

9:17

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e...

9:01

Zjarri në malin e Shëngjinit shkrumbon sipërfaqe...

8:51

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Të...

8:39

Aksident në Lezhë–Milot, shoferi i makinës përplas...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i me...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.