Altin Goxhaj, kreu i “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar lidhjet mes Soror dhe USAID në Shqipëri.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë e lidh Sorosin me USAID, Goxhaj tha se njëra është banka e tjetri bankieri.
Sipas tij Soros dhe USAID kanë patur si qëllim shpopullimin e Shqipërisë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Altin paratë e USAID në Shqipëri janë para që kanë ikur apo kanë shërbyer për diçka?
Goxhaj: Ky është realiteti jonë se 1 milionë shqiptarë ikën në 12 vitet e fundit. Fondet e USAID ishin pjesë e shpopullimit të Shqipërisë. Çdo raport që kanë bërë ka qenë i rremë. Ata kanë gënjyer, sepse i gjithë fondi që vjen nga USAI dhe BE është përdorur duke nisur nga viti 2000 si proces për të mbajtur gjallë një grup të caktuar në Shqiëpri. Ka të bëjë me faktin se në Ballkan nuk gjen shoqata më të paguara se në Shqipëri. Në vendet e tjera ka më shumë shoqata. Këtu ka qenë parimi të shkatërrojmë shoqërinë civile. Unë kam bërë divorc me SOROS në 2003.
Borakaj: Kaq të organizuar janë?
Goxhaj: Në 92-in kur u hap zyra e Soros te piramida, aty pranë ishte USAID.
Borakaj: Çfarë i lidh?
Borakaj: USAID ishte banka, Soros menaxhonet paratë e bankës. Soros pak nga pak pushtoi Soros. USAID ishte kundër Soror 2003 deri në 2008-të, pasi Bushi ishte kundërshtar i Soros. Pati një distancim të kujdesshëm të USAID. Në momenit që pati njëlloj përplasjeje. Ditën që Obama erdhi në pushtet USAID u kthye në zgjatim të Soros.





