Michael B. Jordan pranoi se nuk po nxiton të bëhet baba. Aktori 38-vjeçar foli për GQ për numrin e marsit dhe shpjegoi arsyet.
Jordan, i cili po promovon bashkëpunimin e tij të ri me regjisorin e suksesshëm Ryan Coogler për filmin “Sinners”, zbuloi se dëshiron të jetë “babai më i mirë” që mundet, por për momentin familja nuk është prioritet.
Përpjekja për të balancuar produksionet e mëdha filmike dhe drejtimi i projekteve me jetën familjare mund të çojë në padrejtësi nga njëra anë ose tjetra, gjë që ai vetë nuk e dëshiron.
“Dhe kjo është perspektiva ime për të shtyrë pak afatin që kam vendosur ”, tha ai për revistën. “Thjesht sepse jam konkurrues dhe e di që do të doja të bëhesha babai më i mirë. Por tani po përpiqem të jap maksimumin në këtë fazë të jetës sime”.
/vizionplus.tv
Michael B. Jordan Opens Up About Why He’s Pushing Back His Timeline to Have Kids: ‘I’m Trying to Do My Best’ https://t.co/oiI2QT6hEG
— People (@people) February 12, 2025





