Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ka paralajmëruar të djathtën ekstreme gjermane, ndërsa subjektet politike bëhen gati për fushatën zgjedhore.
Në një mbledhje të Bundestagut për të nderuar viktimat e Holokaustit, Steinmeier kritikoi edhe miliarderin e tekonoligjë Elon Musk, i cili po mbështet fuqishëm AFD, parti e cila është kundër emigrantëv
“Të qëndrosh aty mes kazermave të Aushvicit do të thotë të qëndrosh përballë një të vërtete ende të pashmangshme. Gjermanët i organizuan dhe i kryen ato krime kundër njerëzimit, me plan dhe llogari. Prandaj merrini seriozisht armiqtë e demokracisë! Jetojmë në një kohë vendimesh. Është në dorën tonë të ruajmë atë që kemi arritur dhe të mbrojmë demokracinë tone”, tha Frank Walter Steinmeier.
Po në seancën e kësaj të mërkure, Bundestagu do të diskutojë dhe votojë mbi një propozim për shtrëngimin e rregullave të azilit dhe emigrantëve në Gjermani.
Propozimet e bëra nga të djathët e CDU CSU dhe të mbështetura nga AFD e të djathtës ekstreme, përfshijnë kthimin pas të azilkërkuesve pa u futur në kufij si dhe arrestimin e personave që refuzojnë të largohen nga vendi.
Shtrëngimi i rregullave të emigrantëve dhe sigurisë së brendshme duket se po i japin më shumë mbështetje të djathtëve gjermanë pavarësisht kritikave të shumta./vizionplus.tv





