Policia bashkiake në Durrës ka vendosur ndalimin e lëvizjes së furgonëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë në dy fasha orare me qëllim lehtësimin e trafikut.
Urdhri ka hyrë në fuqi që nga dita e hënë ku në disa prej rrugëve kryesore të Durrësit ka nisur ndalim qarkullimi i mjeteve.
“Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë ATV, mbi 6.5 ton, të cilët do të përshkojnë një itinerar të përcaktuar më parë nga bashkia”, tha shefi i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake, Ervis Quku.
Në të gjitha segmentet kryesore hyrëse dhe dalëse në qytet është vendosur tashmë sinjalistika përkatëse për të njoftuar drejtuesit e mjeteve.
Për ata, që do të shkelin orarin e ndalim qarkullimit do të nisin të aplikohen masat administrative.
“Segmentet rrugore, ku do të vihet në zbatim ky vendim”, tha Quku.
Vendimi, që ka nisur zbatimin do të zgjasë deri më 15 maj 2025, ndërsa nga kjo masë ndalim qarkullimi bëjnë përjashtim të gjitha mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve dhe mjetet e transportit publik./vizionplus.tv





