Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave...

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si...

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama:...

“Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët”, Veliaj: 2025 viti i reformave të rëndësishme për Tiranën

11 Janar 13:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan se subvencionimi i interesit të kredisë së butë u ka ndryshuar jetën. Në fjalën e tij, Veliaj tha se skema e re e strehimit përfshin rritje të numrit të kredive, në 1200 të tilla, dhe shtoi se është bërë përditësimi i çmimit të referencës për blerjen e një shtëpie.

“Me skemën e re kemi më shumë mundësi: do të japim 1200 kredi të buta nga 1700 aplikime që kemi deri tani. Pra, do të përfitojnë kredi të butë më shumë se 50% e aplikuesve; diçka e paprecedentë, duke qenë se më përpara fitues shpalleshin 10-20% e aplikuesve sepse interesi ishte shumë i madh, por mundësitë më të vogla. Ne hidhnim në treg 300-400 kredi, sot kemi 1200. Jo vetëm kaq, por çmimet janë të përditësuara, si dhe për herë të parë projektin e kemi hapur përtej familjeve burrë e grua, çift i ri, duke përfshirë familje që mund të ketë kaluar situata shumë të vështira”, shpjegoi ai.

Veliaj u shpreh se sot shumica e qytetarëve të Tiranës janë pronarë të një shtëpie, ndryshe nga kryeqytetet e tjera evropiane, ku bashkitë kanë në pronësi një pjesë të konsiderueshme të pasurive të paluajtshme. Kësisoj, ai sqaroi se rritja e çmimit të pronave është një lajm i mirë për shumicën e qytetarëve pronarë të një pasurie të paluajtshme sepse prona e tyre sot vlen më shumë.

“Kur dëgjoj këta që ulërasin poshtë bashkisë apo nëpër televizione – që e kanë shtëpinë disa herë më të madhe se timen, dhe vilat nuk u numërohen dot me gishtat e njërës dorë, – që arsyetojnë për çmimin e pronave, them mundohet t’ia qajë zengjini hallin fukarait, ndërkohë që, mjafton një logjikë e thjeshtë për të kuptuar se rritja e vlerës së pronës për 90% të qytetarëve që janë pronarë është lajm i mirë sepse rritet ajo që kanë në shtëpi, që është e tyrja. Ndërkohë, për këtë 10% tjetër kemi programe si ky i kredive të buta”, shtoi ai.

Duke u ndalur te disa prej nismave të bashkisë dhe qeverisë, kryebashkiaku Veliaj tha se ky vit do të jetë viti i reformave të rëndësishme dhe të qëndrueshme për qytetin e Tiranës.

“Unë ia kam kushtuar jetën këtij qyteti, dua që këtë vit të kemi reformat më të mëdha të solidaritetit që ka pasur ndonjëherë. Jam shumë i lumtur që këtu po mbajmë hapin edhe me qeverinë, me rritjen që u bëri e pensioneve, dha bonusin, do të ketë edhe një tjetër në mars. Qeveria bëri uljen e çmimit të energjisë dhe do të vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë. Edhe bashkia e bëri falas abonenë për pensionistët, ndërsa studentët udhëtojnë falas prej një viti. Po ashtu, u subvencionojmë me 50% koston e konviktit. Jemi e vetmja bashki në rajonin tonë, e cila e ka falas udhëtimin me autobus për studentët dhe pensionistët. Kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, përmbylli Veliaj./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Erion Veliaj Kredi të Buta Tirane

Nga e njëjta kategori

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë për rimëkëmbje nga lufta

më shumë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron më pjesë të ekipit

më shumë...

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

2:13

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve,...

2:01

Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.