63 familje në Kombinat kanë gati apartamentet e tyre të reja.
Bashkia organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në Kombinat, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit apo tregtimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Banorët e Kombinatit do mund të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja.
Kjo zonë në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh./vizionplus.tv





