“Shpikje shqiptare”, kjo ka qenë tema e emisiionit Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte në Vizion Plus.
I ftuar në studio Frajdi Zyla, foli për shpikjen e tij, i cili është një robot që përdoret për asistencë mjekësore në spitale.
Pjesë nga biseda:
Zyla: Shpikja ime është një robot, asisten mjekësor që gjen përdorim në spitale. Pjesë përbërëse të kësaj shpikje janë disa matës të parametrave të trupit të njeriut si temperatura, rrahjet e zemrës dhe oksigjeni në gjak. Pjesa tjetër që është edhe kryesore e projektit tonë është sistemi i automatizuar i shqiptarëve. Seleksionon ilaçet e ndryshme që mund të ketë nevoj çdo pacient. Dhe një ndër faqet grafike që në kemi krijuar që regjistron çdo pacient me kartelën e tij specifike. Kështu infermieri ka të afishuar parametrat e pacientit dhe ilaçet që do i jap. Këto të dhëna ruhen në një database të brendshme, brenda robotit. Bëhet lidhja me bluetooth mes celularit dhe robotit. Roboti kushton 100-150 mijë lekë të reja. Për momentin po flasim me një përfaqësues të një biznesi privat që operon në spitale. Mbetet ende në bisedime e sipër, por nuk kemi diçka konkretet për implementimin e shpikjes. /Vizionplus.tv/





