Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Vrasja e Martin Canit, Rama: Procesi mësimor do të monitorohet me kamera, kontrolle për mjete metalike dhe telefona në hyrje-dalje të shkollave

26 Nëntor 14:23

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ditën e sotme ndodheshin në shkollën “Sami Frashëri”, nga ku nisën konsultimet publike me prindërit për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat. Diskutimet vijnë një javë pas vrasjes tragjike të Martin Canit jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij, 14-vjeçari Mario Përlleshaj.

Ministrja Manastirliu tha se ka nevojë për më shumë bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe komunitetit.

Manastirliu: Ka një nevojë që bashkëpunimi mes shkollës, familjes dhe komunitetit të rritet, të fuqizohet. Ky trekëndësh duhet të rrisë dhe intensifikojë komunikimin. Familja nuk është shkolla, por shkolla nuk mund të bëhet institucioni që operon i vetëm në këtë ambient, do dhe familjen. Mësuesit, drejtuesit e shkollave bëjnë një punë të madhe, bashkë me punonjësit socialë, psikologët, oficerët e sigurisë.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se po punojnë për finalizimin e projektit për ndërtimin e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave. Kreu i qeverisë tha se procesi mësimor do të jetë i monitoruar me kamera, ndërsa theksoi se do të ketë kontrolle në hyrje dhe dalje të shkollave për çdo lloj mjeti metalik apo telefon që fëmijët mund të kenë.

Rama: Po e finalizojmë si projekt tani, në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë për një sistem të ri të monitorimit të shkollave me teknoloji, dhe një financim që ne do të do ta marrim nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor. Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjital të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është përtej policisë. Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Manastirliu Shkolla

Nga e njëjta kategori

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

më shumë...

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.