SPAK vijon të godasë nivelet më të larta të politikës dhe korrupsionit, ku shpesh edhe është atakuar nga krerët e politikës, por si e sheh Dashamir Shehi këtë zhvillim në Shqipëri.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Shehi tha se kjo që po ndodh në vendin tonë ka ndodhur vite më parë në Itali.
Sipas tij aksionet e SPAK nuk e kthejnë Shqipërinë në një Republikë Prokurorësh siç pretendojnë politikanët, por thjeshtë po pastron llumin e korrupsionit që ka kapur politikën ndër vite.
Pjesë nga biseda:
Furxhi: SPAK është shndërruar sot në një pol pushteti në Shqipëri, nga kjo rrugë kanë kaluar dhe Italia dhe vende të tjera, si po ndikon SPAK në jetën politike të vendit?
Shehi: Siç ndikoi në Itali. Nuk u bë ndonjë Republikë Popullorësh Italia, por ndihmoi që një kastë e vjetër atje e korruptuiar, në mënyrë individuale të largohej dhe t’i hapte rrugën një demokracie më moderne. Uroj që i njëti proces të vazhdojë edhe në Shqiëpri. Në situatën ku ëhstë shqipëria po i turbullojnë pak ujërat kjo ëhstë pozitive për politikën shqiptare. /Vizionplus.tv/





