Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit! Bayerni mund...

Sulm i armatosur në një supermarket në Kiev, dy...

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani reagon: Po shqyrtojmë...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike japin...

Trump: Një “agim i ri” po vjen për Kubën

50 dite luftë, 50 miliarde $ humbje! Bilanci ekonomik...

Zbardhet krimi në Durrës, sherri banal i merr jetën...

“Nuk heqim dorë nga protestat”, Berisha akuzon policinë për...

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit për shkak të...

Çmimi i naftës bie me 9% pas hapjes së...

SHBA-ja sulmon një grup aleat të Iranit në Siri

13 Nëntor 12:12

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër caqeve të lidhura me një grup në Siri, që mbështetet nga Irani, tha ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, një grup monitorues tha se nga sulmet amerikane janë vrarë pesë luftëtarë.

Këto sulme ishin në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj trupave amerikane në Siri, tha Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM).

Sulmet kishin për shënjestër “një depo të armëve dhe një seli të logjistikës… në përgjigje të një sulmi me raketa ndaj personelit amerikan”, tha CENTCOM përmes një postimi në rrjetet sociale, por nuk identifikoi grupin e sulmuar.

“Nuk kishte dëme në ndërtesat e SHBA-së e as të plagosur në mesin e personelit amerikan apo të forcave partnere gjatë këtij sulmi”, shtoi CENTCOM.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se “pesë luftëtarë proiranianë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u goditën nga avionët luftarakë amerikanë” në një nga bazat e tyre në qytetin e Albukamalit, në provincën lindore siriane të Deir Ezorit.

Të hënën, forcat amerikane bombarduan nëntë caqe që ishin të lidhura me grupet e mbështetura nga Irani, në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa dhe dronë, tha Pentagoni.

Vëzhguesi tha se nga këto sulme u vranë katër anëtarë të grupeve besnike ndaj Iranit.

Ushtria amerikane ka afër 900 trupa në Siri dhe 2.500 në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar që u krijua më 2014 për të ndihmuar në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar, grupet proiraniane vazhdimisht kanë shënjestruar forcat amerikane në Siri dhe Irak, në përgjigje për mbështetjen që Uashingtoni i ofron Izraelit.

Në shumë raste, SHBA-ja u është përgjigjur këtyre sulmeve, duke kryer sulme ndaj grupeve që mbështeten nga Teherani./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Irani SHBA Siri

Nga e njëjta kategori

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit! Bayerni mund të festojë titullin e 35-të të dielën në “Allianz Arena”

më shumë...

Sulm i armatosur në një supermarket në Kiev, dy të vrarë dhe disa të plagosur

më shumë...

Netët e Klipit – Java e Tretë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:41

Dortmundi i dorëzuar pas humbjes ndaj Hoffenheimit!...

6:09

Sulm i armatosur në një supermarket në...

6:00

Netët e Klipit – Java e Tretë

5:44

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:33

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani reagon:...

5:28

Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat...

4:57

Trump: Një “agim i ri” po vjen...

4:33

La partnerin për të, Indri i jep...

4:12

50 dite luftë, 50 miliarde $ humbje!...

3:40

Përplasi me makinë këmbësorin në “Qafë-Kashar”, vdes...

3:33

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, shpallet...

3:22

“Miss Shqipëria” në Vizion Plus, një rrugëtim...

2:43

“Mendoja se do kisha të bëja me...

2:26

Monodramë për Nënë Terezën, vepra nga regjisori...

2:12

“Kam folur me babain e tim biri...

2:11

Mashtrimi nga “call center-at”, si funksionon skema...

2:04

Punëtorë nga India në Shqipëri, ambasadori indian:...

1:53

“Më jep numrin”, nëna e Albanos ka...

1:33

“Me Vanesën nuk pata kurrë komunikim”, Anada...

1:27

A ekziston partneri i Vanesës jashtë? Albano...

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • “Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida M...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.