23 deputetë të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë nga Krimet e Rënda të Policisë së Tiranës në lidhje me dhunën dhe zjarrin e ndezur në ambjentet e Parlamentit pasditen e së hënës.
Dosja është përcjellë në Prokurorinë e Posaçme për ligjvënësit me akuza të ndryshme si shkatërrimi i pronës me zjarr, goditje për shkak të detyrës etj. Për shkak të statusit të deputetit, materialet kanë përfunduar në SPAK, organ i cili do të zhvillojë hetimet.
Lexo edhe :
Related Posts
Flamur Noka akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës. Sa i takon akuzës së parë, Noka rrezikon gjobë deri në 5 vite burg, ndërsa për akuzën e dytë Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 3 vite burg.
Gazmend Bardhi akuzohet për goditje për shkak të detyrës, ndërsa ligjvënësi tjetër nga rradhët e opozitës Bledjon Nallbati do të përballet me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Erisa Xhixho, Vangjel Dule, Ina Zhupa, Monika Kryemadhi si dhe 11 deputetë të tjerë janë akuzuar për shkatërrim prone, vepër që parashikon dënimin me gjobë deri në tre vite burgim.
Dosja e dërguar në Spak përmban pamjet filmike dhe prova të tjera të siguruara në vendin e ngjarjes, menjëherë pas fikjes së zjarrit. /vizionplus.tv









